Lajme
Punonjësit shëndetësorë në Zvicër duan kushte më të mira pune
Punonjësit e certifikuar shëndetësorë në Zvicër thonë se punët e tyre shpesh nuk janë në përputhje me jetën familjare. Ata gjithashtu kërkojnë punë më të rregullt me turne dhe kushte më fleksibile pune, sipas një studimi afatgjatë nga Kolegji i shkencave të aplikuara të Cyrihut, i cili u botua të mërkurën, përcjell albinfo.ch.
Studiuesit intervistuan më shumë se 600 njerëz që përfunduan trajnimin e tyre profesional në një kolegj infermieror zviceran që nga viti 2012. Nëntë nga dhjetë të anketuar thanë se synonin të qëndronin në punë për një kohë më të gjatë, por vetëm nëse përmirësohen kushtet e punës. Shumë prej tyre thanë gjithashtu se pagat e tyre ishin shumë të ulëta. Një nismë popullore kërkon që qeveria të përmirësojë mundësitë e trajnimit dhe kushtet e punës për punonjësit e shëndetësisë për të trajtuar mungesën e personelit të kujdesit.
Parlamenti rekomandon refuzimin e nismës, por ka miratuar një plan për të investuar 1 miliard CHF gjatë tetë vjetëve të ardhshme në trajnime dhe arsimim të mëtejshëm, pa vendosur rregulla shtesë për kushtet e punës, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












