Lajme
Konsullata në Cyrih inicion bashkëpunim në mes të Universitetit të St. Gallen dhe Universitetit të Prishtinës
Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit më të lartë të Universiteteve në Konfederatën e Zvicrës, Udhëheqësi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati, i ka bërë një vizitë zyrtare edhe Universitetit të St. Gallen, transmeton albinfo.ch.
Me këtë rast, diplomati kosovar, Kastrati, është pritur nga zëvendëspresidenti për Marrëdhënie me Jashtë i Universitetit të St. Gallen, Prof. Dr. Ulrich Schmid.
Vendosja e bashkëpunimit mes Universitetit të St. Gallen dhe Universitetit të Prishtinës, duke përfshirë shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve si dhe mundësia e projekteve të përbashkëta studimi/hulumtimi me interes të përbashkët në të ardhmen, ishin disa nga temat kryesorë të këtij takimi.
Në Universitetin St. Gallen, i cili njihet si njëri ndër universitetet më të mira për menaxhim dhe ekonomi në Evropë dhe në botë, kanë ndjekur apo vazhdojnë të ndjekin studimet qindra studentë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Kjo ishte vizita e parë e këtij niveli, gjë që është mirëpritur dhe përshëndetur edhe nga përfaqësuesit e këtij Universiteti. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










