Shqipëria
Mbi 86% e të rinjve shqiptarë shprehen të gatshëm për t’u larguar nga vendi
Të rinjtë shqiptarë preferojnë të punojnë në kompani ndërkombëtare.
Ata thonë se janë gati të largohen nëse do ju jepej një mundësi pune jashtë vendit.
Sipas një sondazhi të “Deloitte”, 86,3% nga më shumës e 1 mijë të rinj të pyetur, konfirmuan se ishin të gatshëm të zhvendoseshin në një shtet tjetër për shkak të punës.
Pagat nuk janë i vetmi motiv. 47,4 për qind e të rinjve janë përgjigjur se mosvlerësimi i punës së tyre është komponenti kryesor, i cili do t’i orientonte ata drejt marrjes së një vendimi për të ndryshuar punëdhënës.
Largimet masive të të rinjve ka filluar të shfaqin efekte në tregun e brendshme të punës. Kompanitë ankohen se nuk gjejnë punonjës të kualifikuar, ndërsa qeveria ende nuk ka mundur të gjejë instrumente për parandalimin e hemorragjisë së ikjeve./ A2 CNN
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore












