Lajme
Swissmedic po ngec në miratimin e dozave të treta
Zyrtari shëndetësor: Përhapja e ngadaltë e vaksinave përforcuese nuk është faji i Zvicrës
Shumë në Zvicër janë ankuar se qeveria është e ngadaltë për të miratuar dozën e tretë të vaksinës Covid-19, duke vënë në dukje se një numër vendesh të tjera tashmë kanë filluar të administrojnë vaksina përforcuese, përcjell albinfo.ch.
Agjencia e autorizimit të barnave të vendit, Swissmedic, mendohet se po ngec në miratimin e dozave të treta.
Sidoqoftë, “Swissmedic është çdo gjë tjetër veçse i ngadalshëm”, sipas drejtorit të agjencisë Raimund Bruhin, i cili shpjegoi në një intervistë se vetë prodhuesit e vaksinave vendosin se kur do të dorëzojnë aplikimet e tyre për miratim.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) mori kërkesat për autorizim më herët se Swissmedic, e cila mori aplikime nga Pfizer dhe Moderna vetëm në mes të shtatorit.
“Aktualisht, vlerësimi është avancuar mirë”, tha Bruhin, duke shtuar se Zvicra duhet të kryejë procesin e saj të autorizimit në vend që “ta lërë atë në gjykimin e autoriteteve të huaja miratuese”.
Javën e kaluar, autoritetet zvicerane kanë treguar se vaksinat përforcuese mund të jenë gati në fund të tetorit.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Zvicër
-
ILO: Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune ekuivalente me kohë të... -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Doganierët gjermanë kapën një burrë me 50 kilogramë marijuanë “për përdorim personal” -
Diabeti: Shkencëtarët e Gjenevës punojnë drejt një të ardhmeje pa insulinë -
Linjat hekurudhore ndërkombëtare që Zvicra planifikon të zgjerojë














