Lajme
Sa për qind e mjekëve në Zvicër janë vaksinuar?
Zvicra është cilësuar si një nga shtetet me mjekët më skeptik për marrjen e vaksinës. Por a është e vertetë?
Shpeshherë Zvicra është cilësuar si një nga shtetet ku mjekët janë skeptikë për marrjen e vaksinës anti-Covid, transmeton albinfo.ch. Por, kjo duket se nuk është e vërtetë, pasi një studim i përgatitur nga Gfs Bern, i porositur nga Federata Zvicerane e Mjekëve (FMH), bën të mundur përgjigjen e një pyetjeje që ka mbetur e hapur për një kohë të gjatë, konkretisht sa mjekë kanë marrë vaksinat.
Theksohet se në bazë të sondazhit, i paraqitur nga NZZ am Sonntag, dalin në pah të dhëna konkrete, duke vënë në dukje se rreth 91% e mjekëve kanë marrë vaksinën kundër Covid-19.
Referuar përmbajtjes së studimit, rezulton se kjo përqindje është e destinuar të rritet me shpejtësi ,duke qenë se 4.2% e të intervistuarve kanë konfirmuar synimin e tyre për të vaksinuar deri në fund të vitit 2021 dhe duhet theksuar se numri i mjekëve tashmë të vaksinuar është i konsiderueshëm, veçanërisht atyre që punojnë në spitale.
Vlen të theksohet se i konsiderueshëm është edhe numri i mjekëve të prekur nga koronavirusi (15% krahasuar me mesataren 8% në pjesën tjetër të popullsisë), në lidhje me faktin se pa dyshim është një kategori profesionale më e ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit. Një kategori që vuan gjithashtu efektet e stresit dhe ngarkesës së punës, edhe nëse për Gfs.Bern nuk është e mundur që të lidhen “direkt” këto të dhëna me pandeminë. Në fakt, mjekët duhet të përballojnë efektet e burokracisë, e cila është rritur nga 36 minuta në ditë në 2011 në mbi dy orë tani. rsi-eb.
E-Diaspora
-
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor Ambasada e Kosovës në Berlin në bashkëpunim me Mendje lansojnë kampanjën për shëndetin mendor... -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Doganierët gjerman kapën një burrë me 50 kilogramë marijuanë “për përdorim personal” Zyrtarët doganorë gjermanë ndaluan një burrë 24-vjeçar në Blumberg, në kufirin me kantonin zviceran të Schaffhausen,... -
Diabeti: Shkencëtarët e Gjenevës punojnë drejt një të ardhmeje pa insulinë -
Linjat hekurudhore ndërkombëtare që Zvicra planifikon të zgjerojë -
Ekonomia zvicerane u rrit në fillim të vitit -
Shkalla e papunësisë në Zvicër: 266,000 njerëz të papunë, niveli më i lartë që nga COVID-19













