Lajme
Rumania dërgon për shërim në Gjermani pacientë me Covid-19
Ushtria gjermane po transporton pacientë me koronavirus, të sëmurë rëndë, nga Rumania në Gjermani për trajtim.
”Një ‘Airbus A310’ ushtarak u ul në Bukuresht, për të marrë disa pacientë që do të dërgoheshin në Gjermani”, theksoi shërbimi mjekësor i Bundeswehr-it.
”Pak më pak se një e treta e rumunëve janë plotësisht të vaksinuar”, sipas autoritetit shëndetësor të BE-së, ECDC, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Incidenca e infeksioneve të reja në 14 ditë kohët e fundit është rritur mbi 1 000 për 100 000 banorë dhe mbetet një nga më të lartat në BE.
Në funksion të përkeqësimit të krizës shëndetësore, Komisioni i BE-së kishte dërguar më parë mjekë dhe pajisje mjekësore shtesë në Rumani.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër










