Shqipëria
Edi Rama viziton Serbinë, i shtrohet darkë nga Vuçiqi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në Serbi në kuadër të takimit për nismën “Ballkani i Hapur”
Ai është takuar me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.
Gjatë qëndrimit në kryeqyteti serb, liderët kanë vizituar kullën e Beogradit, raporton tv Klan, përcjell Albinfo.ch.
Siç duket nga pamjet e publikuara nga vetë Vuçiq, liderët e Ballkanit Perëndimor janë takuar fillimisht në hyrje të kullës, ndërsa më pas në disa foto, ata shijojnë nga lartësia kryeqytetin e Serbisë.
Në takimin që do të zhvillohet të enjten pritet të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe në vend të kryeministrit të dorëhequr të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të jetë zëvendësi i tij Nikolla Dimitrov.
Sipas axhendës së publikuar, paraditen e së enjtes do të ketë takime të Ramës, Vuçiq dhe Dimitrov me përfaqësues të biznesit, më pas me përfaqësues të Këshillit Atlantik dhe në fund zyrtarët e lartë do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











