Shqipëria
30 vitet shqiptare, të përmbledhura në një libër të fotografit zviceran
Si e kujton Hans Peter Jost sot atë kohë (fillimin e viteve `90)? “Ishte një kohë e trishtuar, përplot dhembje. Bëhet fjalë për një lloj anarkie, nuk funksiononte asgjë
Që nga fundi i regjimit komunist në vitin 1991, fotografi zviceran, Hans Peter Jost, ka ndjekur në vazhdimësi zhvillimet në Shqipëri. Ai aktualisht është duke punuar në një botim që mbulon tridhjetë vitet e vendit. Libri mban titullin “Albania in Between” dhe tekstet e tij janë të shkruara gjermanisht dhe anglisht.
Libri është një botim fotografik i 7 broshurave me temë historinë e trazuar të Shqipërisë që nga fundi i regjimit komunist (1991-2021),. me foto të Hans Peter Jost dhe tekste të Nathalie Clayer dhe Fatos Lubonjës.
Ballina e librit
Për të realizuar këtë botim, tani është duke rrjedhur një grumbullim mjetesh (crowdfunding), transmeton albinfo.ch.
Hans Peter Jost udhëton rregullisht në Shqipëri që nga viti 1991. “Dikur, si adoleshent, dëgjoja Radio Tiranën në gjermanisht dhe fillimisht besoja propagandën e diktatorit Enver Hoxha”, kujton Hans Peter Jost. “Iluzioni i parajsës u zhduk sepse nuk më lejuan të udhëtoja atje në atë kohë. Por interesimi mbeti dhe kështu në shtator 1991, pas përfundimit të regjimit komunist, shfrytëzova rastin për të vizituar Shqipërinë”.
Në vitin 1992 Hans Peter Jost ishte në Shqipëri për të realizuar një raport për shtojcën e fundjavës të gazetës NZZ.
Është interesante se si ka ndodhur që motivi i përzgjedhur i tij nga një furrë buke në Tiranë të mund të gjendet i ngjashëm te shumë fotografë nga World Press Photo Award, shpjegon Jost në një shkrim të tij të publikuar në 42 mm.ch/albania-hans-peter-jost.
Së bashku me gazetaren Brigitta La Roche, ai do të punonte temën “Nevoja dhe buka”. “Buka ishte një çështje e rëndësishme në Shqipëri. Ushqimi, uria, furrat statike”, thotë Jost. Pamja për këtë temë mund të regjistrohej në një nga furrat e para private që nuk ofronte vetëm bukën e thjeshtë, tradicionale në formë “tulle” të Shqipërisë.
Hans Peter Jost kujton tani: “Shkuam te furra, trokitëm në derën metalike dhe thamë se donim të bënim foto”. Por, fotografi dhe gazetarja nuk u lejuan fare të hynin në lokal.
Thomas Ernsting, një fotograf tjetër, kishte publikuar një foto të mrekullueshme (me po këtë motiv). Me atë fotografi ai ka fituar Çmimin Bakery të vitit 1992 në World Press Photo Awards, në kategorinë e Jetës së Përditshme.
“Në atë kohë fotografia ishte bërë shumë e njohur në Shqipëri”, thotë Hans Peter Jost, transmeton albinfo.ch. Për shkak se në vend mungonte materiali filmik, fotografët vendas e përdornin atë me kursim.
Si e kujton Hans Peter Jost sot atë kohë?
“Ishte një kohë e trishtuar, përplot dhembje. Bëhet fjalë për një lloj anarkie, nuk funksiononte asgjë. Turmat shihen në foto, ndërsa edhe ndërtesat dhe infrastruktura janë “përshkruar” mirë.
Në 30 vjetët e fundit, Hans Peter Jost ka vizituar në vazhdimësi Shqipërinë. Sot e gjitha ka ndryshuar masivisht, përcjell albinfo.ch. Arsimi dhe infrastruktura kanë avancuar mirë. Por dallimi midis të pasurve dhe të varfërve është bërë i madh”, përmbledh fotografi përshkrimin e tij për Shqipërinë.
Të interesuarit për të ndihmuar botimin e këtij libri mund të informohen në linkun në vijim:
https://wemakeit.com/projects/albania-in-between
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













