Lajme
Një spital në Belgjikë vendos të mos u japë përparësi personave të pavaksinuar në terapitë intensive
Belgjika është zyrtarisht e goditur nga vala e katërt e pandemisë së koronavirusit dhe tashmë si shumë vende të tjera të kontinentit europian është duke e cilësuar momentin si “pandemia e të pavaksinuarve”.
Belgjika është zyrtarisht e goditur nga vala e katërt e pandemisë së koronavirusit dhe tashmë, si shumë vende të tjera të kontinentit europian, është duke e cilësuar momentin si “pandemia e të pavaksinuarve”.
Shifrat e të infektuarve të rinj i kalojnë mbi 10 mijë çdo ditë dhe terapitë intensive po mbushen sërish si në nivelet e një viti më parë, kur ende nuk kishte nisur fushata e vaksinimit.
Thirrjet e autoriteteve ndaj qytetarëve për t’u vaksinuar vijojnë të përsëriten, por ka ende shumë që nuk e kanë marrë një dozë të vaksinës anti-Covid.
Për këtë arsye, një vendim, aspak normal, vjen nga spitali i Gent, ku drejtuesit e tij kanë vendosur t’i japin fund kujdesit me përparësi të personave të pavaksinuar në terapitë intensive. Sipas tyre, kjo vjen pasi ka shumë të sëmurë të tjerë, me patologji të tjera, të cilëve çdo ditë iu shtyhet kujdesi shëndetësore, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Drejtori i spitalit, Vermassen, mes të tjerave shprehet se struktura që ai drejtonte do të vazhdojë të trajtojë të sëmurët me Covid, por ata nuk do të kenë përparësi ndaj personave të tjerë.
“Rritja e rasteve përkon edhe me një moment të mungesës së personelit për të kryer të gjitha shërbimet e kërkuara dhe për këtë arsye nuk mund t’u japim më regjim preferencial pacientëve Covid. Ata që mbërrijnë në terapi intensive, nuk janë të vaksinuar”, përfundoi Vermassen.
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Të paktën 15 persona janë mbytur brenda një muaji në liqenet dhe lumenjtë e Zvicrës Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në Zvicër gjatë muajit të... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor












