Lajme
Bitcoin arrin një rekord të ri
Mësohet se tregu i kriptomonedhave është në nivele rekord, pasi Bitcoin kapërceu të gjitha pikat e mëparshme, duke arritur në 68,000 dollarë mëngjesin e sotëm.
Thuhet se çmimi i Bitcoin arriti mbi 68,000 dollarë në një kohë kur tregjet kanë qenë në rritje që nga fillimi i tetorit.


Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pasi tavani i përgjithshëm i tregut të kriptomonedhave tejkaloi 3 trilion; dollarë për herë të parë, me Bitcoin që përbën 43.6% të totalit.
Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe e bazuar në kapitalizimin e tregut, po thyen gjithashtu nivele të reja.
Sipas CoinGecko, aktualisht tregton për më shumë se 4,800 dollarë për ETH, që përbën më shumë se gjysmën e kapitalizimit total të Bitcoin.
BNB ka një nga performancat më të forta që nga fillimi i javës, me fitime 7-ditore prej 20% dhe një çmim mbi 640 dollarë.
Cardano u rrit me 3%, Ripple 8%, Dogecoin 9% dhe Chainlink me 4.5%.
Që nga tetori, Bitcoin dhe Ether janë rritur me pothuajse 31% secili pasi investitorët grumbullohen drejt aseteve dixhitale, të cilat shihen si mbrojtje ndaj inflacionit.
Kujtojmë që El Salvadori e ka bërë Bitcoin-in mjet ligjor, ndërkohë që të njëjtin interes kanë shprehur edhe ekonomitë e tjera të vogla, të cilat varen në një masë të madhe nga këmbimi i huaj që vjen nga jashtë.
Sigurisht, kriptovalutat njihen për paqëndrueshmërinë e tyre.
Herën e fundit që Bitcoin arriti këto nivele, më pas ra disa mijëra dollarë dhe ka pësuar korrigjime të shumta që e kanë ulur atë përgjysmë ose më shumë.
Monedhat e tjera janë edhe më të paqëndrueshme – memecoins luhaten shumë herë pas here – dhe mashtrimet dhe hakimet ndodhin me frekuencë relative.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern











