Lajme
Gjermania me rekord javor të infeksioneve
Në një video-mesazh, sot, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, u bëri thirrje të pavaksinuarve që ta rishqyrtojnë vendimin e tyre, pasi shkalla mesatare javore e infeksioneve në këtë shtet arriti në nivel rekord që nga fillimi i pandemisë.
“Javë të vështira shtrihen para nesh dhe mund të shihni që unë jam shumë e brengosur. I kërkoj urgjentisht secilit që nuk është vaksinuar ende: të lutem rishqyrto (vendimin për të mos u vaksinuar)”, tha zonja Merkel.
“Gjithmonë na ka ndihmuar, kur shtetet dhe qeveria federale kanë punuar së bashku dhe për t’i bërë rregullat të njëjta”, shtoi politikania që është në ditët e fundit të saj në pushtet.
Shkalla javore e infeksioneve në Gjermani, që është numri mesatar i të infektuarve me koronavirus në 100.000 banorë për një javë, të shtunën shkoi në 277.4, treguan të dhënat e Institutit “Robert Koch”. Rekordi në valën e tretë të pandemisë, në dhjetor të vitit të kaluar, ishte 197.6, shkruan Reuters.
Qeveria federale pritet të takohet javën e ardhshme me udhëheqësit rajonalë të 16 shteteve gjermane për të diskutuar rreth ashpërsimit të masave kufizuese, ndonëse tri partitë që po zhvillojnë bisedime për formimin e koalicionit të ri qeveritar janë pajtuar që të mos e zgjasin afatin e gjendjes emergjente përtej 25 nëntorit. Gjendja emergjente është në fuqi që nga fillimi i pandemisë.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër











