Lajme
Balotazhin e nesërm do ta monitorojnë 10,510 vëzhgues
Zyra për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ ka bërë të ditur se rundin e dytë të zgjedhjeve lokale do ta monitorojnë 10,510 vëzhgues.
Yll Buleshkaj, drejtor ekzekutiv i kësaj zyreje, ka thënë se në mesin e këtyre vëzhguesve ka vendorë dhe të huaj.
“Përfundoi procesi i akreditimit dhe riakreditimit të vëzhguesve. I kemi 10,510 vëzhgues që do të vëzhgojnë raundin e dytë, nga të cilët, 577 janë nga mediat, 30 nga mediat e huaja, 9,287 vëzhgues nga subjektet politike, 50 nga misionet diplomatike, 319 nga organizatat joqeveritare vendore, 178 nga organizatat e huaja dhe 69 nga Institucioni i Avokati i Popullit”, ka thënë Buleshkaj gjatë mbledhjes së KQZ-së një ditë para zgjedhjeve, transmeton RTK.
Sipas tij, për rundin e dytë të zgjedhjeve nuk ka pasur interesim të ndonjë vëzhguesi nga shtetet fqinje.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Solothurnit ndalon notin në lumenj Nxehtësia dhe thatësira po shkaktojnë probleme për Zvicrën. Kantoni i Solothurnit ka tërhequr kufirin dhe ka... -
Skyguide: Më pak pushime nga puna sesa pritej -
Qiratë në rritje në të gjithë Zvicrën -
Numër rekord i bankierëve zviceranë të papunë -
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana










