Kosova
Parashikimi nga Exit Poll: Garë e nxehtë në Prishtinë
Në minutën e parë që zyrtarisht mbyllen të gjitha vendvotimet në Kosovë – në orën 19:00, do të publikohen rezultatet e EXIT POLL të Albanian Post për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale në Kosovë.
Bashkë me Institutin “Source”, Albanian Post do të sjellë rezultatet e para në Komunat e Kosovës me fillim në orën 19:00, përcjell albinfo.ch.
Drejtori Baton Haxhiu tregon se procesi i EXIT POLL është duke u realizuar njëjtë si në herën e fundit, në zgjedhjet e 17 tetorit.
Ai ka treguar se në terren janë 80 anketues, të cilët po anketojnë qytetarë pasi kanë kryer procesin e votimit, me një sistem “real time”, në kohë reale, ku të dhënat për votën e tyre procesohen menjëherë në data bazën, ku po mblidhen të dhënat nga të gjitha komunat.
“Garë e nxehtë në tri komuna, në Prishtinë nuk dihet fituesi deri në momentin e fundit, sepse është garë shumë e ngushtë”, ka deklaruar Haxhiu.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale











