Shqipëria
Përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë
Debati për buxhetin e shtetit ka degjeneruar deri në përplasje fizike mes deputetit Ervin Salianji dhe ish-zëvendëskryeministrit të Shqipërisë, Erion Braçe.
Shkak për këto pamje janë bërë akuzat që deputeti i PD-së ngriti për Braçen, duke u shprehur se në përgjimet e 18 milionë eurove të sekuestruara nga SPAK del dhe emri i Braçes, duke biseduar me Rezart Taçin.
“A je ti zëvendëskryeministri që në përgjimet e prokurorisë italiane…O ti çohu në këmbë!”, tha ai.
Braçe replikoi në distancë dhe i ka drejtuar gishtin.
“Mos m’u drejto mua si kone, je mësuar me këta. O kone!”, tha Salianji.
Kuvendi rinisi punimet me tërheqje vërejtje për Salianjin, por deputetët shmangën konfliktin.
Përplasja nisi për respektimin e etikës, ku Grida Duma solli në vëmendje sjelljen e kryeministrit Rama.
“Ky njeri që flet për marrëdhënien mes dy botëve ka përdorur çfarëdolloj metafore”, tha ajo.
Ishte Anila Bushka që në përgjigje kërkoi respektimin e kodit të etikës.
“Unë e kuptoj që Kuvendi ka presionin e vet, por të mos ngatërrohet retorika me ofendimet e sjelljet e pahijshme”, tha ajo.
Por me librin e marrë prej Bushkës, me tone të ashpra reagoi edhe Basha, edhe pse në sallë mungonte kryeministri Edi Rama.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe












