Kosova
Hekurudha Durrës-Prishtinë, e rëndësisë gjeopolitike
Për qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, hekurudha e planifikuar Durrës-Prishtinë ka edhe rëndësi gjeo-politike, jo vetëm ekonomike.
Shqipëria dhe Kosova do të lidhen edhe përmes linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve të premten, (26.11.) në Elbasan, ku u zhvillua takimi i shtatë, i përvitshëm, mes qeverive të dy vendeve.
Në këtë takim palët njoftuan që në buxhetet e dy vendeve për vitin e ardhshëm janë parashikuar fondet për kryerjen e fizibilitetit të ndërtimit të kësaj hekurudhe, gjë që konsiderohet si fillimi i punimeve për ndërtimin e saj. Krahas marrëveshjes për hekurudhën Durrës-Prishtinë, në takimin e Elbasanit u nënshkruan edhe 12 marrëveshje të tjera që kanë të bëjnë me lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve në të dyja anët e kufirit, marrjen e lejeve të qëndrimit dhe të punës, hapjen e pikës kufitare në Shishtavec, (Kukës), shkurtimin e ndërsjellë të procedurave për njohjen e diplomave dhe gradave shkencore.
Hekurudha Durrës-Prishtinë, me rëndësi gjeopolitike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në Elbasan se linja hekurudhore Durrës- Prishtinë “është sa e një rëndësie ekonomike, po aq edhe gjeopolitike, pasi ndihmon edhe rajonin, fqinjët tanë, me të cilët kemi të kaluar të përbashkët, por edhe do të ndajmë të ardhmen”. Hekurudha Durrës-Prishtinë krijon mundësi edhe për përfshirjen e Mali të Zi, pasi projekti parashikon që ajo të kalojë nga Durrësi në Tivar dhe që andej në Prishtinë, duke e bërë kryeqytetim e Kosovës një qendër të linjave hekurudhore rajonale.
Sipas marrëveshjeve të nënshkruara në Elbasan mes dy qeverive, banorët e zonave kufitare brenda 30 kilometrash në të dyja anët e kufirit, kanë të drejtë të lëvizin dhe të punojnë pa pasur leje pune dhe pa kryer procedura kalimi nga njëra anë e kufirit në tjetrën, si edhe të marrin leje qëndrimi pesëvjeꞔare me procedura të përshpejtuara.
Ndër 13 marrëveshjet e nënshkruara të premten në Elbasan përfshihet edhe ajo e njohjes së ndërsjellë të kontributeve për pensione.
Shqipëria dhe Kosova, me një abetare unike
Kryeministri Rama publikoi në takimin mes dy qeverive në Elbasan një zhvillim të rëndësishëm në hapjen e dy vendeve ndaj njëri- tjetrit: përdorimin në vitin e ardhshëm, më 2022, të së njëjtës abetare për të mësuar shkrimin dhe leximin e gjuhës shqipe. Ai tha se abetarja e përbashkët që të do të përdoret në Shqipëri dhe Kosovë mund të shtrihet edhe në hapësira të tjera, ku fëmijët mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë shqipen.
Marrëveshjet e arritura në takimin mes dy qeverive në Elbasan duket se po shënojnë konkretizim të rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje. Të dyja palët kanë risjellë në vëmendje së qëndrimet e ndryshme ndaj nismës “Ballkan i hapur” nuk përbëjnë pengesë për rritjen e bashkëpunimit dypalësh. Kryeministri i Kosovës, Kurti, e cilësoi hapjen e Shqipërisë dhe Kosovës ndaj njëra-tjetrës ”me shpejtësi”. “Gjithçka tjetër, në rastin më të mirë mbetet e dorës së dytë”, theksoi ai.
Kryeministri Rama vuri në dukje që qëndrimet e ndryshme lidhur me nismën “Ballkani i hapur” nuk përbëjnë pengesë” që të vendosim të bëjmë së bashku gjërat e duhura në funksion të së ardhmes së dy vendeve tona”./DW
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës Në vitin 2024, 1.17 milionë pasagjerë u gjetën duke udhëtuar pa një biletë të vlefshme... -
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh -
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve -
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër














