Lajme
Një mjeke në Schwyz ka vaksinuar 100 veta me doza me afat të skaduar
Prokuroria Publike e kantonit Schwyz ka hapur procedurë penale kundër mjekes, së cilës i është ndaluar ushtrimi i profesionit dhe i është mbyllur ordinanca
Në ordinancën e një mjekeje në Ibach (Kantoni Schwyz), dyshohet se janë injektuar doza të vaksinës kundër Covid-19 me afat të skaduar, transmeton albinfo.ch. Dhënia e këtyre vaksinave se supozohet se është bërë gjatë një periudhe disa mujore, bën të ditur kantoni.
Vlerësohet se mbi 100 persona kanë marrë këto vaksina. Kantoni gjithashtu shkruan se tani po bëhet qartësimi i efektit mbrojtës të këtij vaksinimi, për të prekurit, raporton srf.ch.
Sipas njohurive aktuale, nuk priten efekte shëndetësore nga injektimi i dozave të skaduara të vaksinës.
Zyra për Shëndetin dhe Çështjet Sociale në Schwyz rekomandon që të gjithë personat e prekur të sillen veçanërisht me kujdes.
Ndërkohë, Prokuroria Publike e kantonit Schwyz tashmë ka hapur procedurë penale kundër mjekes në fjalë. Asaj i është ndaluar përkohësisht ushtrimi i profesionit dhe i është mbyllur ordinanca.
Duke qenë se jo të gjithë të prekurit mund të identifikoheshin dhe njoftoheshin është krijuar një linjë telefonike për pyetje në lidhje me këtë problematikë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













