Lajme
Presidenti i ri, Cassis, i drejtohet popullit në katër gjuhët e vendit
Fjalimi i Vitit të Ri në radio dhe televizionin SRF, është mbajtur për herüe të parë në katër gjuhë (gjermanisht, frengjisht, italisht dhe retromanisht)
Duke marrë pozitën e presidentit federal, që do ta mbajë gjatë vitit 2022, ministri Ignazio Cassis ka mbajtur fjalimin tradicional të Vitit të Ri.
“Në një kohë polarizimi, njerëzit në Zvicër duhet të mendojnë gjithnjë e më shumë për atë “çfarë na lidh, çfarë përcakton kohezionin kombëtar”. Vetëm me solidaritet, nga njëra anë dhe dëshirë për diversitetin, nga ana tjetër, vendi mund të përballojë sfidat e vitit të ardhshëm”, është shprehur presidenti i ri.
Diversiteti është një sfidë e vazhdueshme, ka thënë tutje Cassis në fjalimin e tij të Vitit të Ri në radio dhe televizionin SRF, i cili për herë të parë është mbajtur në katër gjuhë (gjermanisht, frengjisht, italisht dhe retromanisht).
Diversiteti kërkon përkushtim, për të vënë veten në vendin e tjetrit, për të hequr dorë nga diçka dhe për të bërë kompromise, transmeton albinfo.ch. Kjo e bën Zvicrën të fortë. Pandemia i ka ndarë njerëzit në Zvicër, “por nuk na ka ndarë, nuk do të ndahemi”.
Maskat mbase fshehin të qeshurën, “por ne mund të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe të dëgjojmë njëri-tjetrin”. Fatkeqësisht, pandemia është ende aktive dhe po sfidon vendin. “Na bën të pambrojtur dhe të pasigurt. Ndonjëherë edhe të vetmuar”. Megjithatë, Këshilli Federal i dëgjon të gjithë, ai i kupton shqetësimet dhe frikën.
Urime popullatës zvicerane
Qeveria e shtetit gjithmonë i bazon vendimet e saj në interesat e përgjithshme të Zvicrës dhe popullit të saj. Duhet ende durim, por lufta e vazhdueshme e njerëzve kundër virusit dhe pandemisë do të fitohet sërish së bashku këtë herë, përcjell albinfo.ch. Me këtë preokupim, Cassis u uroi të gjithëve shëndet, vendosmëri dhe kënaqësi për vitin 2022.
Zëdhënësi federal, André Simonazzi, kishte njoftuar më parë përmes Twitterit pranim-dorëzimin e suksesshëm të postit të presidentit.
Presidenti federal në dorëheqje, Guy Parmelin dhe pasardhësi i tij, Ignazio Cassis, janë dakord që Zvicra do ta mund pandeminë përmes kohezionit të fortë, shtoi Simonazzi. Simonazzi gjithashtu bëri të ditur se të dy urojnë mbarë popullatën për vitin e ri.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













