Lajme
Kazakistan, presidenti jep urdhër: “Të qëllohet mbi njerëzit pa dallim”
Mësohet se presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokajev, ka dhënë urdhër që të hapet zjarr mbi protestuesit. “Unë urdhërova forcat e sigurisë dhe ushtrinë të qëllojnë pa paralajmërim,” tha Tokajevi në një fjalim televiziv, përcjell albinfo.ch.
Thirrjet nga bota për një zgjidhje paqësore të krizës, ai i përshkroi si një “marrëzi”. Çfarë negociatash mund të zhvillosh me kriminelë dhe vrasës?”, tha Tokajevi. Ai shtoi se gjithsej 20000 “banditë” kanë sulmuar qytetin me miliona banorë të Almatyt, i cili ndodhet në juglindje të vendit të Azisë Qendrore, ku trazirat kanë qenë veçanërisht të dhunshme ditët e fundit. Ndërkohë i quajti protestuesit “terroristë” dhe njerëz të drejtuar nga jashtë.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se të shtënat me armë zjarri mund të dëgjoheshin ende të premten në mëngjes në Almaty, qyteti më i madh i vendit. Ministria e Brendshme e Kazakistanit tha në një deklaratë të premten se 26 “kriminelë të armatosur” u “likuiduan”, ndërsa më shumë se 3,000 janë arrestuar. Ministria tha gjithashtu se 18 pjesëtarë të policisë dhe gardës kombëtare janë vrarë që nga fillimi i protestave.
Kur forcat vendase te sigurisë humbën kontrollin mbi situatën, presidenti i Kazakistanit, Tokayev kërkoi ndërhyrjen ushtarake ruse, sipas kushteve të të ashtuquajturit Traktat i Sigurisë Kolektive, që ekziston midis disa vendeve ish-sovjetike. Demonstratat nisën në fund të javës së kaluar në pjesën perëndimore të vendit në shenjë proteste ndaj dyfishimit të çmimeve të karburanteve. Por, për shkak se ato janë përhapur në të gjithë vendin shumë shpejt dhe janë rritur shumë, disa vëzhgues politikë pohojnë se ato pasqyrojnë pakënaqësi më të gjerë në vendin që ka jetuar nën autoritarizëm që nga shpallja e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran? Sistemi shëndetësor zviceran renditet ndër më të mirët në botë, por disa gjëra thelbësore, si syzet,...
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”
-
Sulmi në Zofingen: Hetim penal ndaj 43-vjeçarit spanjoll