Autotech
Aeroplani i ri hipersonik i Boeing, mund të arrijë shpejtësinë prej 7400 kilometrash në orë
Koncepti i aeroplani hipersonik të Boeing do të mund të shërbente si pasues i aeroplanit SR-71 Blackbird, që mund të arrijë shpejtësinë prej 3 Mach.
Boeing prezantoi modelin dhe renderin e konceptit të aeroplanit delta-wing gjatë forumit AIA Scitech, e fjala është për fluturaken për sulm dhe mbikëqyrje që në teori do të mund të fluturonte me shpejtësi për pesë herë më të madhe sesa ajo e zërit.
Kjo do të arrihej falë konfiguracionit “waverider”, që do t’i mundësonte të përdorë valët goditëse të prodhuara gjatë fluturimit, duke rritur kështu fuqinë dhe zvogëluar rezistencën.
Kjo kompani e ka quajtur Valkyrie II, e aktualisht është në fazën e konceptit. Valkyrie II është evoluim i konceptit të vitit 2018 të Boeing që quhej Valkyrie dhe që prezanton aeroplanin hipersonik komercial që do të mund të arrinte nga Londra për në New York për vetëm dy orë.
Koncepti hipersonik po krahasohet me projektin e Lockheed Martin – SR-72, që ishte pasardhës i modelit SR-71 Blackbird.
Lockheed Martin dhe Boeing në dizajnet e tyre përdorin motorët e kombinuar për arritjen e shpejtësisë prej 3 Mach. Lockheed Martin i është bashkuar kompanisë Aerojet Rocketdyne në zhvillimin e motorit, derisa Boeing po bashkëpunon me kompaninë Orbital ATK.
SR-72 do të mund të kryente testin fluturës në vitin 2025, e pritet që shpejtësia prej 6 Mach, përkatësisht 7.400 kilometra në orë, të arrihet atëherë.
SR-71 Blackbird është aeroplani më i shpejtë me ekuipazh, pavarësisht që forcat ajrore amerikane e tërhoqën qysh në vitin 1998. SR-71 dhe koncepti i ri hipersonik me Boeing sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë ekuipazh.
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve












