Lajme
Autobusi me mërgimtarë, me mish e suxhuk brenda, ndalohet nga doganierët hungarezë
Mërgimtarët marrin me vete mish e suxhuk Kosove, ndalohen në kufi
Shumë mërgimtarë kosovarë pas pushimeve dimërore në Kosovë janë nisur për në Gjermani, Raportohet se një autobus i quajtur “Try Tours është duke pritur tash e sa orë në kufirin Serbi – Hungari, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se se arsyeja e vonesës është fakti se në autobus ka qenë një sasi e mishit dhe suxhukut, e cila nuk është deklaruar në pikëkalimin kufitar.
Kësisoj, policia hungareze e ka ndaluar këtë autobus dhe po shqyrton rastin me mundesi të kthimit nga kufiri.
Kështu kanë pohuar edhe vetë mërgimtarët që ishin në autobus.
Nga ana tjetër, kompania në fjalë është shprehur se nuk janë në dijeni se autobusi i tyre ka mbetur në këtë kufi për disa orë.
Pavarësisht kësaj, ata janë shprehur se ka pasur porosi të udhëtarëve për mish dhe suxhuk, andaj në autobus mund të ketë pasur ushqime që i kanë paketuar vetë mërgimtarët. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua Policia kantonale e Cyrihut sekuestroi 24,000 bimë - U gjetën armë dhe para, u arrestuan tre... -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë













