Kosova
Kosova, në listën e Gjermanisë si shtet ‘me rrezik’ për përhapjen e pandemisë
Masa do të hyjë në fuqi nga nesër
Instituti Robert Koch (RKI) në Gjermani e ka klasifikuar Kosovën si “zonë me rrezik të lartë” për shkak të përhapjes së variantit Omicron.
Për shkak të këtij varianti, RKI-ja ka vendosur tre të katërtat e rreth 200 vendeve në botë të klasifikohen si zona me rrezik të lartë.
Përveç 136 vendeve që janë në listën e rrezikut të RKI për një javë, të dielën do t’i shtohen edhe 19 vende të tjera, përfshirë Kosovën. Gjithsej 155 vende janë tani në listë, transmeton rtk, përcjell Albinfo.ch.
Sipas RKI, nga e diela, përveç Kosovës, në listën si zonë me rrezik të lartë do të futet edhe Rumania, Moldavia, Maroku, Tunizia, Algjeria, Arabia Saudite, Japonia, India, Butani, Nepali, Mongolia, Kazakistani, Uzbekistani, Maldivet, Brazili, Kili dhe Ekuador.
Kushdo që hyn në vend nga një zonë me rrezik të lartë dhe që nuk ka të paktën mbrojtje të plotë së paku me dy vaksina ose është shëruar nga COVID-19 në gjashtë muajt e fundit, duhet të jetë në karantinë për dhjetë ditë dhe mund të kryejë karantimin pas pesë ditëve me test PCR negativ. Për fëmijët që nuk kanë mbushur ende moshën gjashtë vjeç, izolimi përfundon automatikisht pesë ditë pas hyrjes.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti Numri i personave që kërkojnë punë për më shumë se një vit është rritur ndjeshëm që... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot?










