Lajme
Gratë zvicerane po depërtojnë në pozitat ekzekutive
Pjesa e grave në pozicione drejtuese në korporatat e listuara në Indeksin e Tregut Zviceran (SMI) arriti në 19%, ose gati një në pesë, në vitin 2021.
Rritja modeste, nga 13% në vitin 2020, është kryesisht falë një mesatareje prej afro katër nga çdo dhjetë emërime të reja drejtuese në vitin 2021 për gratë, sipas një studimi të botuar në gazetën SonntagsZeitung, përcjell albinfo.ch.
92% e këtyre grave menaxhere vinin nga jashtë, përkatësisht Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca, tregon studimi i agjencisë së rekrutimit Russel Reynolds Association.
Njëzet kompani janë të listuara në LSI, indeksi kryesor i bursës zvicerane. Midis tyre, Partners Group performoi më së miri për sa i përket përfaqësimit të grave në nivel ekzekutiv (38%), i ndjekur nga Zurich Insurance Group (36%) dhe Holcim (30%). Megjithatë, asnjë nga 20 kompanitë nuk ka një grua CEO.
Analiza mbuloi gjithashtu kompanitë në indeksin e kapitalit mesatar, SMIM, e cila rezultoi më pak mirë: gratë atje zinin 13.4% të pozicioneve drejtuese. Në krye është zhvilluesi i softuerit bankar Temenos (42%).
Një dispozitë e re në ligjin zviceran hyri në fuqi më 1 janar 2021 që kërkon që kompanitë e mëdha të sigurojnë që të paktën 20% e bordeve të tyre ekzekutive të përbëhen nga gra, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka rënë më në fund dakord të ndajë një milion franga shtesë... -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi












