Lajme
Burgu i ri i Cyrihut kërkon vullnetarë që të kalojnë disa net në burg
A ju ka ndikuar izolimi Covid për pak më shumë kohë vetëm? Atëherë ju jeni me fat.
Burgu i ri i Cyrihut Perëndimor ka bërë një thirrje për vullnetarët që të kalojnë disa net në burg, për ta testuar atë përpara se të pranojë të burgosurit aktualë, përcjell albinfo.ch.
Ata që zgjedhin të shërbejnë, do ta bëjnë këtë në baza vullnetare, d.m.th. nuk do të marri pagesë ose rimbursim, megjithëse do të merrni tri vakte burgu në ditë (me bazë mishi, vegjetarian ose hallall) dhe shumë paqe dhe qetësi.
Njerëzit do të kalojnë katër ditë në burg. Kushdo që dëshiron të përfshihet, duhet të jetojë në Cyrih ose të punojë për kantonin, të jetë së paku 18 vjeç dhe të pranojë një kontroll sigurie përpara se të marrë pjesë.
Koha në burg do të zgjasë nga e enjtja, më 24 mars, ora 12:00. deri të dielën, më 27 mars, ora 10:00, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












