Lajme
Evropa mund të përballet me krizë për ushqim
Konflikti Rusi-Ukrainë ka tronditur tregjet ndërkombëtare, duke ngritur shqetësime për rritjen e çmimit të energjisë dhe produkteve ushqimore.
Sanksionet e vendosura, po ndikojnë në shtrenjtimin e lëndëve të para si nafta dhe gazi natyror; metalet kryesore të përdorura në industri dhe ndërtim si bakri, nikeli dhe çeliku, ndërkohë që ndjeshëm ditët e fundit është shtrënguar edhe gruri.
Sipas ekspertëve, kjo pritet të ndikojë edhe në një ekonomi të vogël si ajo e Shqipërisë. Ajo ka marrëdhënie tregtare me Rusinë kryesisht në kahun e importeve. Për vitin 2021, ne importuam nga Rusia 15 miliardë lekë mallra, ku produktet kryesore janë drithërat me rreth 5 miliardë lekë dhe lëndë djegëse me 4.1 miliardë lekë
Për sa i përket tregtisë me Ukrainën, ajo është në nivele modeste. Importet nga ky vend për vitin 2021, arritën në rreth 3.7 miliardë lekë dhe produktet kryesore të importuara janë giza dhe çeliku, pasuar vajrat dhe drithërat, raporton A2, përcjell Albinfo.ch.
Shqetësimi kryesor që ka nxitur konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, mbetet energjia. Kjo pasi Rusia furnizon 30% të naftës në Europë dhe 35% të gazit natyror. Mediat ndërkombëtare raportojnë se një përkeqësim i mundshëm i situatës mund të rriste çmimet e arit të zi, deri në 125 dollarë për fuçi.
Ndërkohë më të goditura do të ishin edhe industri të tjera, që ndikohen nga marrëdhëniet tregtare midis Europë dhe Rusisë, siç janë tekstilet, farmaceutika, pajisjet elektrike dhe të transportit.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













