Lajme
A do të vendosë BE sanksione energjetike ndaj Rusisë?
Sanksionet që mund të vendosen ndaj Rusisë nga Bashkimi Evropian nuk duhet të përfshijë importet e energjisë. Kështu u shpreh kryeministri italian Mario Draghi, të premten.
Draghi u tha gazetarëve se BE po studion opsione të ndryshme sanksionesh, nëse Rusia pushton Ukrainën.
“Ne po diskutojmë sanksionet me BE-në dhe gjatë këtyre diskutimeve kemi bërë të ditur qëndrimin tonë. Ato duhet të përqendrohen në sektorë të ngushtë, pa përfshirë energjinë”, u shpreh Draghi, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Italia importon 90 për qind të kërkesave të saj për gaz dhe furnizuesi i saj kryesor është Rusia.
Me intensifikimin e tensioneve mbi Ukrainën, Draghi tha se presidenti rus Putin kishte kërkuar ta takonte.
Gjithashtu, Draghi tha se shpreson në mundësinë e një takimi midis Putinit dhe udhëheqësit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
Megjithëse Draghi tha se ishte e rëndësishme të shmangeshin sanksionet në sektorin e energjisë, ai shtoi se qeveria po shqyrtonte furnizime të tjera të mundshme me gaz.
Perëndimi ka paralajmëruar Rusinë se do të përballet me sanksione të ashpra në rast se pushton Ukrainën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













