Të tjera
Serbia ka afat edhe 36 orë për t’u pozicionuar pro ose kundër Rusisë
Serbia vazhdon të heshtë për sa i përket pozicionimit të saj karshi situatës në Ukrainë.
Beogradi zyrtar ende nuk e ka bërë të ditur qëndrimin e tij lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Beogradi ka edhe 36 orë kohë për këtë vendim, siç ka paralajmëruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që Serbia t’i përgjigjet kërkesave për harmonizim me vendimin e Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Më 22 shkurt, BE-ja vendosi një pako sanksionesh kundër Rusisë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, njohu rajonet separatiste në Ukrainën lindore – Donjeck dhe Luhansk. Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, një paketë e re “më e rëndë” e sanksioneve u paralajmëruar nga Brukseli, shkruan rel, transmeton Albinfo.ch.
Sipas informacioneve jozyrtare, siç raportojnë disa media të Beogradit, takimi i ri i Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të mbahet të premten, më 25 shkurt. Sipas këtyre raportimeve, Vuçiq më pas do t’u drejtohet qytetarëve në orën 18:00.
Nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila tashmë është mbajtur, bëhet e ditur vetëm se Vuçiq ka shkëmbyer informacione për situatën në rajon dhe Ukrainë. Kështu thuhet në llogarinë në Instagram të presidentit të Serbisë.
Vuçiq ka marrë pjesë edhe në seancën e rregullt të Qeverisë së Serbisë, e cila zakonisht mbahet të enjten. Edhe pse fjalimi i tij ishte paralajmëruar në seancën e Qeverisë në të cilën u diskutua për situatën në Ukrainë dhe rajon, ky fjalim nuk u transmetua publikisht.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












