Lajme
Për të kursyer letrën: Coop do tu japë fatura vetëm atyre që i kërkojnë
Duke hequr dorë nga printimi automatik, Coop thotë se do të kursejë më shumë se 400 tonelata letër në vit
Koncerni i madh i shitjes me pakicë Coop nuk do të printojë më automatikisht faturat për klientët në marketet e tij, transmeton albinfo.ch.
Klientët tani e tutje mund të marrin një faturë letre në arkë vetëm nëse e kërkojnë atë në mënyrë eksplicite, thuhet në një deklaratë të lëshuar sot nga Coop.
Duke hequr dorë nga printimi automatik, Coop thotë se do të kursejë më shumë se 400 tonelata letër në vit, shkruan srf.ch.
Përveç për supermarketet, mënyra e re e administrimit të faturave do vlejë edhe për departamentet e ushqimit të dyqaneve të Coop City, degët Karma dhe Sapori dhe Coop To Go.
Ndërkaq, ka më shumë se dy vjet që faturat e printuara automatikisht nuk janë të disponueshme në arkat vetëkontrolluese (pa personel) të Coop, përcjell albinfo.ch. Atje, klientët zgjedhin nëse duan një faturë të printuar apo jo.
Nëse përdoret Superkarta, atje mund të aktivizohet një faturë dixhitale që liston blerjet.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












