Lajme
Rritet kërkesa për tableta jodi në Zvicër
Ndërsa reaktori bërthamor i Çernobilit në Ukrainë është tani nën kontrollin rus, duke shkaktuar frikën e një katastrofe bërthamore, farmacitë zvicerane po regjistrojnë kërkesë më të madhe për tableta jodi, përcjell albinfo.ch.
Ky medikament besohet se parandalon jodin radioaktiv që të grumbullohet në gjëndrën tiroide dhe të shkaktojë kancer tiroide.
Megjithatë, farmacisti i Cyrihut Leo Grossrubatscher paralajmëron kundër marrjes së preparateve në mënyrë profilaktike.
“Nëse tani gëlltisni dy tableta jodi çdo ditë, kjo mund të çojë në mosfunksionim të gjëndrës tiroide”, tha ai.
Ai rekomandon respektimin e udhëzimeve të autoriteteve. Në rast incidenti dhe rreziku të shtuar, Qendra Kombëtare e Operacioneve Emergjente do të shpërndajë udhëzime për popullatën se si të sillet dhe çfarë medikamentesh duhet të marrë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto












