Lajme
BAG raporton mbi 69,000 raste të reja në 3 ditët e fundit
Raportohen 18 raste të reja të vdekjes. 1687 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19, ose 18 për qind më shumë se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 69,147 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona në 3 ditët e fundit (e premte-e hënë).
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 27,033 raste në ditë, që është 28 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Në trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 19 ditë, transmeton albinfo.ch. Incidenca 14-ditore aktualisht është 3303.28.
BAG raporton po ashtu 272 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 85 në ditë. 1687 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19, ose 18 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 139 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv që është 1 për qind më shumë se javën e kaluar.
BAG raporton 18 raste të reja të vdekjes nga Covid-19. Mesatarja 7-ditore është 7 të vdekur në ditë.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Një familje serbe del para gjykatës në Thun, akuzohet për shfrytëzim dhe trafikim qeniesh njerëzore në Gstaad Një familje serbe del para gjykatës në Thun, e akuzuar për organizimin e një rrjeti shfrytëzimi... -
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre? -
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar














