Lajme
Shumë zviceranë favorizojnë teknologjinë 5G
Zvicra ishte ndër vendet e para që filloi vendosjen e 5G, por frika shëndetësore nga rrezatimi nga antenat ka ngjallur shumë kundërshtime ndaj teknologjisë së re, përcjell albinfo.ch.
Në një sondazh zviceran të kryer në vitin 2020, shumica e të anketuarve ishin kundër antenave të rrjetit 5G në afërsi të shtëpive të tyre.
Megjithatë, një studim i ngjashëm i publikuar këtë javë nga faqja e konsumatorit bonus.ch tregon se gati gjysma (49 për qind) e të anketuarve mbështesin teknologjinë 5G, krahasuar me vetëm 35 për qind më 2020. Vetëm 27 kanë një opinion të pafavorshëm, krahasuar me 44 për qind dy vjet më parë.
Në sondazhin e ri, 55 për qind përmendën përparimet teknologjike si arsye për mbështetjen e tyre ndaj rrjeteve 5G, të ndjekur nga ata që shohin avantazhet e kësaj teknologjie – si shpejtësia e përmirësuar – dhe reduktimi i konsumit të energjisë.
Nga ana tjetër, frika për mjedisin dhe për sigurinë kibernetike po fiton terren në krahasim me vitin 2020, sipas sondazhit.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës












