Lajme
Zvicra krijon strehim ad hoc për refugjatët ukrainas
Rreth 8,500 ukrainas kanë mbërritur në Zvicër deri më tani, e deri në 50,000 priten deri në qershor, përcjell albinfo.ch.
Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) aktualisht ka rreth 9,000 vende për të akomoduar refugjatët në gjashtë objekte federale të azilit, të cilat pritet të mbushen me kapacitet të plotë së shpejti.
Departamenti i Mbrojtjes po ndërhyn për të siguruar 1800 vende shtesë në kazermat në Bülach (ZH) dhe Bure (JU) mbi baza të përkohshme. Rreth 300 vende të tjera do të shtohen brenda pak ditësh në kampin ushtarak Glaubenberg (OW), ndërsa SEM po kërkon urgjentisht opsione të tjera strehimi.
Refugjatët që nuk jetojnë tashmë me të afërmit ose të njohurit duhet të vendosen në mënyrë të barabartë midis kantoneve, tha SEM. “Në këtë aspekt, çdo kanton duhet të vendosë nëse mund të mbështesë vetë refugjatët apo nëse duhet të bashkëpunojë me një organizatë ndihmash”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ Sopranoja Marigona Qerkezi rikthehet në skenën e “Deutsche Oper am Rhein” me operën “Nabucco”... -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?












