Lajme
Njerëzit që jetojnë pranë centraleve bërthamore zvicerane kanë marrë tableta jodi
Agresioni rus mbi Ukrainën ka rritur frikën në gjithë Evropën, duke përfshirë edhe Zvicrën, se reaktorët bërthamorë mund të bombardohen, duke lëshuar substanca radioaktive që mund të shkaktojnë kancer tiroide, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Mbrojtjes, Viola Amherd, u tha anëtarëve të Parlamentit se tabletat e jodit, që besohet se mbrojnë gjëndrën tiroide nga rrezatimi, u janë shpërndarë tashmë të gjithëve që jetojnë brenda një rrezeje 50 km rreth centraleve bërthamore zvicerane.
Për të tjerët, u takon kantoneve të sigurojnë që e gjithë popullata e tyre t’i marrë këto tableta brenda 12 orëve pas dhënies së një urdhri kombëtar, tha ajo.
Lidhur me pyetjen e deputetëve se kur do të merret kjo masë, Amherd tha se koha do të varet nga vendi i aksidentit dhe nëse era do të fryjë radioaktivitetin në drejtim të Zvicrës.
Në rast incidenti dhe rreziku të shtuar, Qendra Kombëtare e Operacioneve të Emergjencave do të udhëzonte popullatën në përputhje me rrethanat. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës












