Kriza në Ukrainë
Zelensky: Nëse s’ka marrëveshje, fillon Lufta e Tretë Botërore
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të dielën se është gati të negociojë me homologun rus, Vladimir Putin, por paralajmëroi se nëse negociatat nuk kanë sukses, kjo do të thotë se bota do të shkojë drejt Luftës së Tretë Botërore.
“Jam gati për negociata me të. Kam dy vjet që jam gati. Dhe, mendoj se pa negociata, nuk mund t’i japim fund kësaj lufte”, tha Zelensky në një intervistë ekskluzive për CNN, mëngjesin e së dielës.
“Nëse ka qoftë edhe 1% mundësi për ta ndaluar këtë luftë, duhet ta shfrytëzojmë atë. Duhet ta shfrytëzojmë patjetër. Çdo ditë po humbim njerëz, njerëz të pafajshëm”, theksoi presidenti ukrainas, përcjell Albinfo.ch.
Ai pati edhe një paralajmërim për botën: “Rusët kanë ardhur për të na shfarosur. Ne po tregojmë se jemi të aftë që të përballojmë një goditje të rëndë dhe mund të kundërsulmojmë. Por, fatkeqësisht, dinjiteti që po tregojmë nuk shërben për të mbrojtur jetët njerëzore. Prandaj, duhet të përdorim çdo mundësi për të negociuar, për të folur me Putinin. Por, nëse përpjekjet tona për negociata dështojnë, kjo do të thotë Luftë e Tretë Botërore”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












