Futboll
Zgjodhi kuqezinjtë para Zvicrës: E kam zgjedhur Shqipërinë se jam shqiptar
“Jam shqiptar. Kam lindur e jam rritur në Zvicër, kam kaluar shumë vite në Zvicër me futbollin”, u shpreh Bajrami
Adrian Bajrami dhe Elhan Kastrati janë dy nga risitë në kombëtaren e Shqipërisë në prag të ndeshjeve miqësore me Spanjën dhe Gjeorgjinë. Mbrojtësi i Benfica ka ndarë me të gjithë lumturinë që ka ndjerë për ftesën e marrë dhe më pas ka folur edhe për tema të tjera.
“Normalisht që jam shumë, shumë i lumtur të jem pjesë e kombëtares. Shpresoj të ndihem edhe më mirë, të ambientohem sa më shpejt dhe të arrijmë sa më shpejt te ndeshja”, u shpreh Bajrami, i cili më pas u pyet edhe në lidhje me interesimin e Zvicrës dhe zgjedhjen për të përfaqësuar fanellën kuqezi. “Jam shqiptar. Kam lindur e jam rritur në Zvicër, kam kaluar shumë vite në Zvicër me futbollin. Pastaj kam shkuar te Benfica dhe po bëj katër vite aty tani. Në fund e kam zgjedhur Shqipërinë se jam shqiptar”, shtoi mbrojtësi, njofton faqja zyrtare e Federatës Shqiptare, përcjell albinfo.ch.
I pyetur se kush janë shembujt e tij në kombëtare, Adriani tha: “Berat Gjimshiti normal, edhe Kumbulla. Të gjithë janë shumë të mirë, janë si idhuj për mua. Mund të mësoj shumë prej tyre dhe shpresoj të mësoj”.
Bajrami foli edhe për ditën e parë me kombëtaren: “Ishte shumë mirë dita e parë për mua. Mendova se do të ishte më e vështirë, por në fakt nuk ishte. Janë disa lojtarë që luajnë në Zvicër, apo Berat Gjimshiti që flet gjermanisht edhe ai. Ata më afruan më shumë me skuadrën. Kishim stërvitje dhe kaloi shumë mirë. Shpresoj të ambientohem edhe më mirë”.
Bajrami është në pritje të pasaportës kuqezi, ndërsa sportitivisht ai ndihet gati të luajë: “Shpresoj të marr pasaportën, unë jam gati dhe në formë. Kam luajtur gjithmonë me Benfikën, jam kapiten i ekipit aty. Unë jam gati”.
Në fund Bajrami kishte edhe një mesazh për tifozët e kombëtares shqiptare: “Shpresojmë që të vijnë të gjithë, të na mbështesin. Ne do të japim maksimumin për fanellën kuqezi. Jemi shqiptarë dhe do të luftojmë brenda fushës”.
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër do të paguani taksat më të ulëta në vitin 2026? Askush nuk i pëlqen të flasë për taksat - dhe aq më pak t'i paguajë ato.... -
Mund të bëhet më shumë për të parandaluar varësinë në Zvicër, thotë OJQ kundër varësisë -
30 km/orë në rrugët kryesore të Baselbieter, e arritshme vetëm me votën komunale -
Kosovari që sulmoi hebreun, kishte precedent penal – përballej me deportim -
Kantoni zviceran bën pagesat e para për viktimat e zjarrit në Crans-Montana













