Lajme
Disa shtete të BE-së kritikohen se hoqën në formë ‘brutale’ masat anti-Covid
Shtetet që veçanërisht po shohin rritje të rasteve janë Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Greqia, Qipro, Franca, Italia dhe Gjermania
Dhjetëra shtete evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Britaninë, kanë hequr kufizimet për COVID-19 në mënyrë “shumë brutale” dhe tani po përjetojnë një rritje të rasteve, me gjasë për shkak të variantit më të transmetueshëm BA2, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Drejtori për Evropë i OBSH-së, Hans Kluge, tha në një konferencë për media në Moldavi, se ishte “optimist, por vigjilent” për zhvillimin e pandemisë në Evropë.
Sipas tij, rastet me sëmundjen COVID-19 janë rritur në 18 nga 53 shtetet në rajonin evropian.
“Shtetet që veçanërisht po shohin rritje të rasteve janë Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Greqia, Qipro, Franca, Italia dhe Gjermania”, tha ai.
Kluge tha se shkaktuari kryesor për rritjen e rasteve me gjasë është varianti BA2, që sipas ekspertëve është rreth 30 për qind më ngjitës, por jo më i rrezikshëm sesa varianti paraprak BA1, transmeton Rel.
Por, “këto shtete po heqin kufizimet brutalisht, duke shkuar nga shumë masa në pak”, tha ai.
Sipas të dhënave të OBSH-së, numri i rasteve të reja me koronavirus ka rënë në Evropë, pas pikut të arritur në fund të janarit, por është shënuar një rritje e rasteve në fillim të marsit.
Gjatë javës së fundit janë regjistruar mbi 5.1 milionë raste dhe 12,496 vdekje në rajonin evropian, tha OBSH-ja. Në total, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar pothuajse 194.4 milionë raste dhe mbi 1.92 milionë vdekje.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












