Lajme
Buxheti i ushtrisë zvicerane pritet të rritet në shtatë miliardë CHF
Me rritjen graduale e buxhetit, më së voni deri në vitin 2030 duhet të arrihet që për ushtrinë të ndahet të paktën një për qind e prodhimit të brendshëm bruto të Zvicrës, respektivisht 7 miliardë franga
Komisioni i Politikës së Sigurisë në Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës ka kërkuar rritjen e shpenzimeve për ushtrinë. Pretendimi justifikohet me atë që thuhet se trupat janë të pajisura dhe aftësuara në mënyrë të pamjaftushme, transmeton albinfo.ch.
Komisioni në fjalë (SiK-N) ka kërkuar që, në dritën e konfliktit në Ukrainë, të ketë rritje të shpenzimeve të ushtrisë nga viti 2023. Kjo u miratua në mbledhjen e mbajtur të martën me 13 vota pro dhe 9 kundër kundër, shkruan srf.ch.
Me rritjen graduale e buxhetit, më së voni deri në vitin 2030 duhet të arrihet që për ushtrinë të ndahet të paktën një për qind e prodhimit të brendshëm bruto të Zvicrës. Kjo do të korrespondonte me një buxhet ushtarak prej rreth shtatë miliardë frangash.
Siç shkruan Sik-N në një njoftim për media, ushtria po përballet me sfida të mëdha në kontekst të situatës aktuale gjeopolitike, përcjell albinfo.ch. Prandaj, shumica e Komisionit është e mendimit se edhe shpenzimet për ushtrinë duhet të rriten.
Në fund të fundit, “shpenzimet janë shkurtuar prej vitesh”, prandaj modernizimi i ushtrisë është bërë në masë të pamjaftueshme dhe po ashtu formacionet e trupave janë të pamjaftueshme.
Anëtarët e komisionit nga SVP, FDP dhe Mitte kanë votuar pro rritjes së buxhetit, ndërsa PS dhe të Gjelbrit kanë kërkuar që çdo rritje e shpenzimeve të ushtrisë të diskutohet në një kontekst më të gjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot Çmimet e qumështit në Zvicër do të bien nga shkurti. Kriteret për dhurimin e gjakut do... -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv?











