Lajme
Rusisë i pamundësohet prodhimi i tankseve
Ndërprerja e prodhimit të tankut të njohur rus vjen pasi sanksionet e Perëndimit “paralizuan” fabrikën
Uralvagonzavod, fabrika e vjetër ku prodhohen mjetet e blinduara ruse, ka ndërprerë prodhimin.
Arsyeja është se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për sulmin ushtarak që po kryen në Ukrainë, kanë bërë që kjo fabrikë të mos marrë më përbërësit themelorë, që prodhohen jashtë vendit.
Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë ukrainas, ndërkohë që nuk ka konfirmim për këtë gjë nga Rusia, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Uralvagonzavod, që vitin e kaluar ka pasur rreth 30 000 punonjës, është përfshirë në listën e BE-së të kompanive të sanksionuara, sepse “tanket T-72B3 e prodhuara aty janë përdorur për pushtimin e Ukrainës”.
Fabrika ka nisur punën e saj në vitin 1931 dhe në Luftën e Dytë Botërore u bë qendra kryesore e prodhimit të mjeteve të blinduara. Tanku T-34, i prodhuar në këtë fabrikë në 25 266 njësi, ka luajtur rol përcaktues në fitoren ndaj nazistëve.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













