Lajme
Detaje të reja për vdekjen e familjes katëranëtarëshe që u rrëzua nga ballkoni në Montreux
Dje, katër anëtarë të një familjeje franceze gjeten vdekje nga një ballkon i katit të shtatë në qytetin zviceran të Montreux, duke mbetur i plagosur rëndë edhe një adoleshent, njofton albinfo.ch.
Pesë anëtarë të së njëjtës familje, një burrë 40-vjeçar, gruaja e tij 41-vjeçare dhe motra e saj binjake, së bashku me vajzën tetëvjeçare të çiftit dhe një djalë 15-vjeçar kanë rënë nga ballkoni i një ndërtese në zemër të Montreux, tha policia.
Të gjithë, përveç djalit, vdiqën kur u përplasën në tokë, ndërsa djali u dërgua në spital në gjendje të rëndë, tha policia kantonale e Vaud.
Të përfshirët ishin shtetas francezë, ndërkohë policia tha se incidenti ndodhi pasi dy oficerë u shfaqën në ndërtesë, përballë kazinosë së famshme të Montreux, për të ekzekutuar një urdhër për babanë në lidhje me shkollimin në shtëpi të njërit prej fëmijëve.
Oficerët trokitën në derë dhe dëgjuan një zë që pyeste se kush ishin ata.
Pasi ata u përgjigjën, apartamenti u qetësua.
Pasi nuk arritën të vënin kontakt, oficerët u larguan, por “ndërkohë, një dëshmitar thirri policinë për të thënë se njerëzit kishin rënë nga ballkoni i një apartamenti”, thuhet në deklaratë.
“Ne nuk e dimë ende nëse ata ranë apo nëse kjo dramë ishte për shkak të rrethanave të tjera, nga frika e policisë”, tha zëdhënësi i policisë, Jean-Christophe Sauterel, për transmetuesin publik RTS.
Një hetim është hapur, por policia tashmë ka arritur në përfundimin se incidenti ka ndodhur “prapa dyerve të mbyllura” dhe se askush tjetër nuk ka qenë në banesë në atë kohë, tha ai.
Shkollimi në shtëpi është shumë i kufizuar në Zvicër, me disa kantone që e ndalojnë këtë praktikë plotësisht.
Shkollimi në shtëpi është më popullor në pjesën frëngjishtfolëse të vendit.
Nga 1000 fëmijë që shkollohen në shtëpi në Zvicër, afërsisht 600 prej tyre janë në kantonin Vaud.
Vaud dhe fqinji Neuchâtel konsiderohen si një nga më lejuesit e shkollimit në shtëpi në Zvicër.
Në këto kantone ju duhet të lajmëroni autoritetet vetëm nëse planifikoni të shkolloni fëmijët tuaj në shtëpi – edhe pse kohët e fundit ka pasur shenja se kjo do të kufizohet më tej në të ardhmen. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë Drithëra, fruta, bagëti… Ndërsa kulmi i valës së të nxehtit pritet në mes të javës, profesionistët... -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës -
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare










