Lajme
Nga 1 prilli, Zvicra pritet të heqë kufizimet e fundit lidhur me Covid-in
Detyrimi për të mbajtur maska në transportin publik dhe në objektet e kujdesit shëndetësor, si dhe ai për izolim për pesë ditë pritet të përfundojnë më 1 prill
Nga 1 prilli, Zvicra pritet të heqë kufizimet e lidhura me Covid-in që janë ende në fuqi “nëse situata epidemiologjike evoluon siç pritej”. Kështu kishte vendosur Këshilli Federal, më 16 shkurt, duke ju referuar 1 prillit shkruan albinfo.ch.
Kjo do të thotë se detyrimi për të mbajtur maska në transportin publik dhe në objektet e kujdesit shëndetësor, si dhe kërkesa për izolim për pesë ditë në rast të një infeksioni Covid, do të përfundojë më 1 prill.
Më 16 shkurt, Këshilli Federal kishte vendosur të heqë pothuajse të gjitha masat e koronavirusit – vetëm detyrimi për maskë në transportin publik dhe në objektet shëndetësore si dhe izolimi do të qëndronin deri në fund të marsit.
Data përfundimtare për heqjen e të gjitha masave për luftimin e koronavirusit mund të gjendet edhe në urdhëresën Covid-19: Urdhëresa rregullon situatën e veçantë vetëm deri më 31 mars dhe, rrjedhimisht, do të skadojë më 1 prill, shkrua srf.ch. Kjo do të thotë se nga fundi i marsit, nëse nuk ka një vendim të ri nga Këshilli Federal, ne do të kthehemi në normalitet – për herë të parë në më shumë se dy vjet, përcjell albinfo.ch. Nga pikëpamja ligjore, Këshilli Federal nuk duhet të marrë vendime të mëtejshme për të hequr të gjitha masat kundër koronës.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës














