Lajme
Mijëra njerëz në mbarë botën presin para dyqaneve të Swatch-it: Ja përse
Swatch dhe Omega janë duke lansuar të ashtuquajturin "MoonSwatch" - i cili është një Omega Speedmaster me "mbështjellësin" e një Swatch-i
Dy kolosët zviceranë të industrisë së orave, Swatch dhe Omega po lansojnë një orë që e kanë prezantuar në një mënyrë misterioze. Tifozët në të gjithë botën presin si “të çmendur”. Radhë të gjata po krijohen para dyqaneve të Sqatch-it në mbarë botën.
Swatch dhe Omega kanë bërë në fakt diçka të paparë deri më tani në këtë industri, , transmeton albinfo.ch. Dy prodhuesit zviceranë të orëve janë duke lansuar të ashtuquajturin “MoonSwatch” – i cili në fakt është një Omega Speedmaster (“hardueri) në “mbështjellësin” e një Swatch-i.
Arsyeja e pritjes në radhë të fansëve të orëve është e thjeshtë: Ora që mban brenda dy marka të famshme kushton vetëm 250 franga edhe pse një Omega Speedmaster, nga ana tjetër, kushton 6000 franga, ndonjëherë edhe më shumë, shkruan 20minuten.ch..
Omega Speedmaster Moonwatch është një artikull koleksionist
Dhe nuk janë vetëm në Zvicër klientët që duan ta kenë orën e re Swatch Omega. Janë me mijëra të tjerë që janë duke pritur para dyqaneve të Swatch-it në mbarë botën. Praktikisht në çdo qytet ku ka një dyqan të kësaj marje, tij krijohen radhë të gjata.
Swatch dhe Omega e vlerësojnë orën në faqet e tyre të internetit si “një domosdoshmëri për të gjithë koleksionistët”. Ata vazhdojnë të thonë se koleksioni Bioceramic Moon Swatch e bën dizajnin ikonik të qasshëm për fansat kudo që janë.
Lansimi i orës ishte një sukses kaq i jashtëzakonshëm sa që tejkaloi të gjitha pritjet, shkruan Swatch në faqen e saj të internetit.
“Prandaj dëshirojmë t’ju kujtojmë se orët do të jenë të disponueshme në dyqanet e përzgjedhura të Swatch-it në javët në vijim, pasi nuk bëhet fjalë për një edicion të kufizuar. Deri në një njoftim tjetër, ne duhet të kufizojmë blerjen në një orë për person, përcjell albinfo.ch. Pastaj do të kthehemi në dy orë për person sa më shpejt të jetë e mundur. Modeli është i disponueshëm në njëmbëdhjetë ngjyra të ndryshme. Nga bezh, kaltër, rozë ose ngjyrë ari.
E-Diaspora
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen Derisa procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë ka hyrë në javën e fundit, kryeministri Albin...
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
74 punonjës të Pfizer në Zug kërcënohen me largim nga puna Pasi mori përsipër specialistin e kancerit Seagen, i cili ka një degë në Zug, Pfizer zbuloi...
-
I akuzuari për tregti me drogë: “Jam eksploatuar nga bosi im në Shqipëri”
-
A mund të marr nënshtetësinë zvicerane dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Trashëgimia në Zvicër: Ligjet e shtetit duhet të ndjekin shtetasit e dyfishtë?
-
Historia e Nemo-s që fitoi Eurovizion-in