Lajme
Biden e quan Putinin ‘kasap’ pas takimit me refugjatët ukrainas në Poloni
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka quajtur homologun e tij rus, Vladimir Putin, një “kasap”, ndërsa ishte në një udhëtim në Poloni, ku ka takuar ministra dhe refugjatë ukrainas.
Presidenti amerikan u takua me civilë ukrainas që kishin ikur nga qyteti i rrethuar i Mariupol në Ukrainë për në Poloni.
Kur u pyet se çfarë e kishte bërë të mendonte për presidentin rus, Putin, derisa takoi refugjatët ukrainas, ai u përgjigj: “Ai është një kasap”.
Presidenti i SHBA-së ishte gjithashtu në pallatin presidencial në Varshavë për bisedime me homologun polak, Andrzej Duda, të cilit ai pohoi “angazhimin e palëkundur” të Uashington DC ndaj Polonisë dhe Ukrainës.
Vizita në Poloni ishte gjatë pjesës së fundit të udhëtimit të tij katërditor në Evropë, në përpjekje për të ruajtur unitetin midis aleatëve të Ukrainës.
Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden, ditë më parë kishte thënë se beson që udhëheqësi rus, Vladimir Putin, “është një kriminel lufte” shkaku i sulmeve në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen Shitjet në sektorin zviceran të elektronikës shtëpiake u rritën pak në vitin 2025 pas dy vitesh... -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut -
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana













