Lajme
Rusia bllokon faqen e gazetës ‘Bild’
Rregullatori rus i medias “Roskomnadzor” ka bllokuar aksesin e lexuesve rusë në faqen e internetit të gazetës gjermane të lajmeve “Bild”, sipas Interfax.
“Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka bërë thirrje për bllokimin e faqes”, sipas njoftimit.
“Bllokimi i “Bild.de” nga censuruesit rusë konfirmon punën tonë gazetareske për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut. Dhe na nxit për t’iu ofruar qytetarëve rusë edhe më shumë mundësi për t’u informuar me lajme dhe fakte përtej propagandës së qeverisë ruse”, tha shefi i përgjithshëm i “Bild”, Johannes Boie, përcjell Albinfo.ch.
Boie, media e të cilit është pjesë e grupit mediatik “Axel Springer” njoftoi në Twitter se lexuesit në Rusi mund të hyjnë në faqen e “Bild” përmes aplikacionit “Telegram”.
Rregullatori rus i medias, së fundmi ka bllokuar një numër të madh faqesh mediatike, të konsideruara si kritike ndaj qeverisë.
Qeveria ka bllokuar gjithashtu platformat e mediave sociale Twitter, Facebook dhe Instagram, duke i klasifikuar rrjetet si Facebook dhe Instagram si ekstremiste.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













