Lajme
Në Zvicër, rënie e theksuar e numrit të rasteve me Covid
132 pacientë me Covid-19 ndodhen në kujdes intensiv ose 15 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar. BAG raporton 10 raste të reja të vdekjes nga Covid-19
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 12,795 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona në 24 orët e fundit, transmeton albinfo.ch. Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 14,465 që është 38 për qind më pak se në javën e kaluar.
Incidenca 14-ditore është aktualisht 3754.97.
BAG ka raportuar 126 pranime të reja në spital, kështu që mesatarja 14-ditore është 117 shtrime në spital në ditë. 1786 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19 dhe kjo është 7 për qind më pak se në javën e kaluar.
132 pacientë me Covid-19 ndodhen në kujdes intensiv ose 15 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.
BAG raporton 10 raste të reja të vdekjes nga Covid-19 brenda 24 orëve të fundit.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












