Lajme
Rritje e paprecedent e çmimit të gazit
Rregullatori britanik i energjisë, OFGEM ka njoftuar rritjen e çmimit të gazit duke filluar nga nesër, 1 prill.
Familjet britanike do të shohin rritjen më të madhe të kostos së energjisë në histori nga e premtja, kur faturat do të rriten me 54% ose pothuajse 700 sterlina (920 dollarë), në pak më pak se 2 000 sterlina në vit.
Rregullatori OFGEM u detyrua të rriste kufirin e çmimit të energjisë në një rekord prej 1 971 sterlina për një familje të zakonshme, pasi çmimet e gazit u rritën në nivele të larta të paprecedenta, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Organizata bamirëse për të varfërit për lëndët djegëse ”National Energy Action” (NEA) paralajmëroi se kostoja e ngrohjes së një shtëpie mesatare tani është dyfishuar përgjatë këtyre 18 muajve duke i lënë 6,5 milionë familje të paafta për të jetuar në një shtëpi të ngrohtë dhe të sigurt, në të gjithë Britaninë e Madhe.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












