Lajme
Zvicra premtoi 30 milionë CHF në ndihmë për Afganistanin
Nëntë milionë njerëz përballen me urinë dhe disa familje po shesin fëmijë dhe organe për të mbijetuar.
Në një konferencë ndërkombëtare donatorësh për Afganistanin, të mbajtur në Gjenevë, Zvicra premtoi 30 milionë CHF në ndihmë për vendin në vështirësi, njofton albinfo.ch.
Donacionet totale arritën në 2.44 miliardë dollarë. OKB-ja vlerëson se 62% e popullsisë afgane (më shumë se 24 milionë njerëz, duke përfshirë 13 milionë fëmijë) varen nga ndihmat urgjente.
Nëntë milionë përballen me urinë dhe disa familje po shesin fëmijë dhe organe për të mbijetuar, tha në Gjenevë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë Drithëra, fruta, bagëti… Ndërsa kulmi i valës së të nxehtit pritet në mes të javës, profesionistët... -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës -
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare













