Lajme
BE nis procedurën për ndaljen e fondeve për Hungarinë
Komisioni Evropian ka nisur procedurë disiplinore kundër Hungarisë, që mund të çojë në ngrirjen e fondeve të bllokut evropian për shkak të shkeljeve të normave demokratike nga ana e Budapestit.
Kjo lëvizje vjen dy ditë pasi kryeministri hungarez, Viktor Orban, fitoi zgjedhjet parlamentare me një diferencë të madhe.
Fitorja e Orbanit erdhi pavarësisht që BE-ja e ka kritikuar atë për vite me radhë për sistemin e prokurimit publik, për konflikte të interesit, politikat e migracionit, për pavarësinë e gjyqësorit si dhe për kufizimet në lirinë e mediave.
Komisioni Evropian tha më 5 prill se do të përdorë mekanizimin e ri të sundimit të ligjit, që nuk është përdorur asnjëherë, dhe tha se shtysa për këtë vendim ishte që të parandalohej keqpërdorimi i fondeve të Bashkimit Evropian.
“Ne kemi qenë shumë të qartë se bëhet fjalë për korrupsion”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një seance plenare të Parlamentit Evropian.
“Ne do të dërgojmë tani një letër për njoftim zyrtar me qëllim që të nisë mekanizmi i kushtëzimit”, shtoi ajo.
Ky mekanizëm i ri është vendosur për t’i dhënë fuqi BE-së që të ndërpresë financimin e shteteve që nuk ndjekin rregullat thelbësore të bllokut evropian. Për këtë mekanizëm ishin pajtuar të 27 shtetet anëtare në fund të vitit 2020, pavarësisht hezitimit nga Hungaria dhe Polonia.
Mekanizmi është mbështetur nga shtetet e pasura të BE-së që kanë kërkuar mbikëqyrje më të madhe, me qëllim që të sigurohen se paratë nuk do t’i ndihmojnë qeverive që minojnë demokracinë.
Qeveria hungareze tha se vendimi për të përdorur këtë mekanizëm ishte i gabuar.
Shefi i stafit të Orbanit, Gergely Gulyas, i bëri thirrje Komisionit Evropian që të “mos i ndëshkojë votuesit hungarezë për shprehjen e mendimit të tyre, që nuk i përshtatet Brukselit”.
Ai tha se “rregullat bazike të demokracisë” duhet të pranohen nga KE-ja dhe bëri thirrje që blloku evropian t’i kthehej dialogut.
Hungaria dhe Polonia, që të dyja vazhdimisht marrin miliarda euro nga fondet e BE-së, e kanë dërguar krijimin e mekanizmit të ri pranë gjykatës kryesore evropiane./rel
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













