Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Francë, garë e ngushtë mes Macron e Le Pen
Qytetarët francezë janë drejtuar nga kutitë e votimit për të votuar në raundin e parë zgjedhjeve presidenciale.
Emanuel Macron e Marin Le Pen pritet që në raundin e dytë të jenë dy kandidatët mes tē cilëve do të zgjedhin francezët, përcjell Albinfo.ch.
Rreth 48.7 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë, duke zgjedhur mes 12 kandidatëve që po konkurrojnë për të udhëhequr ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian dhe fuqinë e saj të vetme bërthamore.
Presidenti Emmanuel Macron po kërkon të bëhet presidenti i parë në detyrë që fiton rizgjedhjen pas Zhak Shirak në 2002.
Sondazhet e opinionit publik, sipas euronews, parashikojnë se shefi i Elisezë pritet të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve, edhe pse gara përballë Le Pen pritet të jetë e ngushtë.
Lufta në Ukrainë, menaxhimi i pandemisë ishin çështjet kryesore të fushatës elektorale që kanë udhëhequr votuesit francezë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












