Kosova
Raporti amerikan për Kosovën: Vazhdon mosndëshkimi i korrupsionit
Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2021, ku përfshihet edhe Kosova.
Në raport përmendet disa hapa që ka ndërmarrë qeveria në luftimin e korrupsionit, por theksohet fakti që kjo dukuri të mbetet e pandëshkuar. Sa i përket lirisë së medias, në raport theksohet se Qeveria në përgjithësi e respektoi të drejtën e shprehjes, porse mbetet prezent frikësimi i përfaqësuesve të medias.
Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se Qeveria ndërmori hapa për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje të të drejtave të njeriut, por nganjëherë nuk kishte qëndrueshmëri në veprime, përcjell Albinfo.ch.
Tutje theksohet që Qeveria ndonjëherë pezulloi, largoi shkelësit nga detyra ose transferoi të akuzuarit, dhe sektori i drejtësisë ndonjëherë ndërmori hapa për të ndjekur penalisht dhe ndëshkuar ata zyrtarë që kryen shkelje dhe krime. Megjithatë, shumë zyrtarë të korruptuar vazhduan të mbajnë poste në sektorin publik. Aty theksohet se zyrtarët ndonjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar dhe se mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit kontribuuan në këtë problem.
Në raport përmendet puna e Gjykatës së Posaçme të Kosovës për krime lufte me seli në Hagë dhe veprimet për ndjekjen e rasteve të krimeve të luftës nga gjykatat në Kosovë. Tutje raporti përfshin edhe ankesat për keqtrajtimin e të burgosurve dhe përdorimin e dhunës nga pjesëtarët e organeve të rendit.
Te pavarësia e gjyqësorit, në raport theksohet se strukturat gjyqësore iu nënshtruan ndërhyrjeve politike, emërimeve të kontestuara dhe mandateve të paqarta.
Sa i përket lirisë së shprehjes theksohet se ndonëse qeveria në përgjithësi e respektoi të drejtën e shprehjes, raportet e besueshme thonë se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare u përpoqën të frikësonin përfaqësuesit e medias.
Në raport flitet edhe për përdhunimet dhe dhunën në familje, ku përmendet fakti që organet e sundimit të ligjit rrallë ndërmarrin hapa për të mbrojtur viktimat dhe dëshmitarët. Ndërkohë, raporti iu referohet organizatave për të drejtat e grave, sipas të cilave ngacmimi seksual ishte i zakonshëm në vendet e punës si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, duke përfshirë edhe institucionet publike të arsimit të lartë.
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran? Sistemi shëndetësor zviceran renditet ndër më të mirët në botë, por disa gjëra thelbësore, si syzet,...
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”
-
Sulmi në Zofingen: Hetim penal ndaj 43-vjeçarit spanjoll