Shqipëria
Turizmi shqiptar është çliruar nga pandemia
Treguesit që kanë lidhje me turizmin, dhe aktivitetin e strukturave akomoduese në të gjithë vendin u përmirësuan ndjeshëm në muajin shkurt 2022 në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të INSTAT, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 51,2%, në krahasim me shkurt 2021 dhe numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 86,4%, në krahasim me shkurt 2021. Numri i net-qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 76,0% dhe numri i net-qëndrimeve nga jo-rezidentët është rritur me 97,9%.
Numri i vizitorëve rezidentë, të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër, ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,2 herë. Në Zonat jobregdetare ky tregues është rritur me 75,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezidentë, të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë prej 74,3%.
Në muajin shkurt 2022, numri më i lartë i vizitorëve në “Rajonin Qendër“ me rritje 53,4%, sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat jobregdetare” 66,8%.
Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 86,4%, në krahasim me muajin shkurt 2021. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve rezidentë, të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 2,1 herë. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 2,1 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve rezidentë, të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”, ka shënuar rritjen më të lartë prej 79,3%. Në muajin shkurt 2022, numri më i lartë i net-qëndrimeve është realizuar në “Zonat jobregdetare” me 53,7%.
Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 8,8%, kundrejt 6,2% që ishte në muajin Shkurt 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 7,7%, kundrejt 4,8% që ishte në muajin shkurt 2021.
INSTAT llogarit dhe publikon treguesit mujorë të statistikave të akomodimit që përbëjnë ofertën turistike në vend. Qëllimi i vrojtimit mbi strukturat akomoduese është të monitorojë aktivitetet turistike, të llogarisë treguesit statistikorë mbi ofertën akomoduese të turizmit shqiptar, që janë të rëndësishëm për të përcaktuar tendencën e zhvillimit të kapaciteteve të sektorit të turizmit.
Të dhënat mblidhen çdo muaj nëpërmjet pyetsorit “Anketa e strukturave akomoduese”. Në anketën e strukturave akomoduese përfshihen të gjitha strukturat akomoduese turistike nga Regjistri Statistikor i ndërmarrjeve të vitit 2020.
Strukturat akomoduese turistike përfshijnë hotele, resore hoteliere (kompleks turistik), hotel suita / apartamente, motele. Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra përfshin shtëpi pushimi për fëmijë dhe të tjerë, apartamente dhe shtëpi njëkatëshe për vizitorë, shtëpi pushimi familjare pa shërbim në dhomë, bujtina të rinjsh dhe streha malore./Monitor
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 Sondazhi i fundit i Institutit Ekonomik Zviceran KOF tregon se ekonomistët qëndrojnë të vendosur në perspektivën... -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura













