Lajme
Revolucion në Korenë Jugore, njerëzit bëhen 1 vit më të ri
Shtetasit e këtij vendi janë mësuar të kenë jo një, por tre mosha të ndryshme.
Janë të pakta gjërat e sigurta në këtë botë, por për pjesën më të madhe të njerëzve, mosha e secilit është njëra prej tyre.
Kjo nuk vlen ndoshta vetëm në një vend të botës, aspak i humbur dhe i pazhvilluar, madje një nga ekonomitë lokomotivë të ekonomisë botërore.
Behet fjalë për Korenë e Jugut, shtetasit e të cilit janë mësuar të kenë jo një, por tri mosha të ndryshme.
Krahas moshën ndërkombëtare, që fillon me lindjen e personit, në Kore vlen edhe e ashtuquajtura moshë “zyrtare”, që llogaritet duke pasur si bazë 1 janarin. Pra, praktikisht, fëmija mbush vitin më 1 janarin më të afërt pas lindjes, edhe po të ketë lindur në ditët e fundit të dhjetorit.
Me ardhjen në pushtet të presidentit Yoon Suk-yeol, metoda e përllogaritjes së moshës pritet të thjeshtësohet.
Sikur kjo gjë të mos ishte e vështirë në vetvete, koreanët kanë edhe një parametër moshe tradicionale, që në fakt është ajo më e përhapura midis rreth 52 milionë banorëve të atij shteti. Me këtë sistem, çdo person kur lind llogaritet si njëvjeçar, dhe shton një vit tjetër çdo 2 janar, pavarësisht ditëlindjes.
Por, me ardhjen në pushtet të presidentit Yoon Suk-yeol, që do të marrë posti më 10 maj, gjërat mund të ndryshojnë duke u thjeshtësuar.
Sipas burimeve nga kabineti i tij, presidenti ka vendosur të fshijë të paktën versionin tradicional të moshës, një praktikë e lashtë që më parë shtrihej edhe në Kinë, por që ka mbetur e paprekur ndër shekuj vetëm në Korenë e Jugut, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Gjithsesi, përllogaritja e moshës si e gjithë bota dhe braktisja e një metodologjie shekullore nuk është diçka e lehtë, madje një vendim i ngjashëm u ndërmor në vitin 2019, duke dështuar.
Vitet në pandemi, dhe nevoja për të dhënë statistika në kohë reale vendeve të tjera, krijoi paqartësi dhe gabime të shumta, duke i treguar qeverisë se diçka duhet të ndryshonte përgjithmonë, dhe si pasojë duke ulur të paktën një vit çdo koreani.
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI Startup-i austriako-shqiptar me bazë në Vjenë numëron 60 mijë përdorues dhe qindra klientë pagues, ndërsa versioni... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













